“Do dokumentojmë gjithçka”, gazetari i ‘Le Iene’ i përvishet Ramës: Gazhelit i bëre presion…

0
123

Gazetari i “Le Iene” Taulant Kopliku i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama për rastin e të miturit të mbetur në kampin sirian.

Kopliku ka nisur kundërpërgjigjen e tij me repotazhin e dy viteve më parë ku shfaqeshin të mitur teksa mblidhinin krom, investigim të cilin Rama i cilësoi si manipulues pasi sipas tij pamjet ishin më të hershme.

Sipas tij edhe për rastin e Alvin Berishës, kryeministri gënjeu duke u shprehur se Ambasada Shqiptare në Turqi dhe ambasadori Genti Gazheli nuk ndërhyjnë dot për ta rikthyer në Shqipëri vogëlushin. Gazetari shkruan se procedurat u nisën por u ndërprenë pas njëfarë kohë në mënyrë të mistershme, gjë e cila është e faktuar.

“Në realitet emisioni ka faktuar se ambasadori ka premtuar dhe më pas është tërhequr. Për këtë ne si emision jemi të kujdesshëm të dokumentojmë gjithçka. Prandaj pasi të kalojë kjo euforia anti-Makron do të verifikojmë së bashku nëse kishim të bënim me perceptim tonin për vullnetin e ambasadorit, apo vërtetë një angazhim të tij institucional të ndërprerë befasisht dhe çuditshëm nga kushedi çfarë presioni kryeministror. “La carta, canta”, thotë italiani,”-shkruan ndër të tjera gazetari.

Postimi i plotë:

Dy vjet me pare kur realizuam bashke me Alice Martinelli reportazhin e femijeve te kromit ne Bulqize, doli dhe na akuzoi per manipulues. Sot pasi te gjithe shqiptare e italiane degjuan ambasadorin e tij te premtoje se do sillte Alvinin ne shtepi, doli me kasavet te madh te na sqaroje se ky nuk eshte problem ambasadoresh. Se emisioni paska lene te kuptohet se dergimi i djalit ne shtepi qenka ceshtje vullneti i ambasadorin Turqi. Ne realitet emisioni ka faktuar se ambasadori ka premtuar dhe me pas eshte terhequr. Per kete ne si emision jemi te kujdesshem te dokumentojme gjithçka. Prandaj pasi te kaloje kjo euforia anti-Makron do te verifikojme se bashku nese kishim te benim me perceptim tonin per vullnetin e ambasadorit, apo vertete nje angazhim te tij institucional te nderprere befasisht dhe çuditshem nga kushedi çfare presioni kryeministror. “La carta, canta”, thote italiani. Kete se bejme per te bindur te nderuarin Kryeminister e as per ta lutur më qe te sjelle ne shtepi Alvinin dhe femijet e tjere qe jane atje. E bejme per te qene korrekt me dhjetra mijera shqiptaret qe nga mbreme jane befasuar por edhe zemeruar me papergjegjshmerine e nje qeverie qe qan si lugat per te hyre ne Europe por se derdh nje pike loti per femijet e saj rrugeve te Sirise.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri. Ambasadori Gent Gazheli duhet të dërgonte një përfaqësues që të mund të merrte djalin, për shkak se ai ka shtetësi shqiptare, por ai iu premtoi gazetarëve dhe babait, dhe më pas iu mbylli telefonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here