“Tani Ai nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet! Duhet shporrur për mashtrim publik dhe sistematik që i ka bërë vendit e popullit të vet!”.
Kështu shprehet në një reagim të tijin ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një postim të tijin në Facebook.
Duke iu referuar konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama, Manjani ndër të tjera shprehet se:
“Fshehja pas Gjermanisë nuk e shpëton dot dështakun tonë që qeveris ende pa votën e shumicës së Shqiptarëve si një harbut i vërtetë.
Të paktën pranoi më në fund se nuk qenkan hapur negociatat, që i shpalli të hapura që para dy vitesh. U vetdenoncua si mashtrues publik”.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:
“Ka një diferencë qëndrimi ndërmjet Francës dge Gjermanisë”- thotë udhëheqësi.
Dakort, por as Gjermania në vetvete nuk sugjeronte në qëndrimin e saj çeljen e menjëhershme rë negociatave. Përkundrazi, duhet të tregonim se dimë të bëjmë zgjedhje dhe dimë të bëjmë shtet jo politik, pastaj mund të çeleshin bisedimet për anëtarësim.
Për çështjen e Shqipërisë ndarja nuk ka qenë aspak esenciale, por thjesht procedurale. Në esencë Gjermania ishte gati të pranonte çeljen e bisedimeve menjëherë me Maqedoninë, por jo me Shqipërinë, të cilës i vuri kushte.
Franca ishte më e sinqertë në qëndrim kur nuk pranoi të bëhej ndarja në trajtim të Maqedonisë nga Shqipëria.
Nuk po përmendim këtu Hollandën që ishte po aq e prerë për të na veçuar nga Maqedonia dhe për të mos na çelur negociatat.
Nuk po përmendim këtu as faktin se përse dështoi rëndë të çelte vjet apo parvjet negociatat, kur Franca ende “mahnitej” nga lapsat me ngjyra dhe atletet me të cilat ky karagjoz shfaqej atje.
Kështu që fshehja pas Gjermanisë nuk e shpëton dot dështakun tonë që qeveris ende pa votën e shumicës së Shqiptarëve si një harbut i vërtetë.
Të paktën pranoi më në fund se nuk qenkan hapur negociatat, që i shpalli të hapura që para dy vitesh. U vetdenoncua si mashtrues publik!
Tani Ai nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet! Duhet shporrur për mashtrim publik dhe sistematik që i ka bërë vendit e popullit të vet!
Enough is enough!