Mbi 300 mijë qytetarë pushtuan sheshin “San Giovanni” të Romës në mitingun e partive të djathta në Itali.
Në të merrnin pjesë edhe liderët e Lega Nord Matteo Salvini, ai i Forza Italia Silvio Berlusconi si dhe drejtues të “Fratelli D’Italia” dhe “Casapound”.
Gjatë fjalës së tij, Salvini ndër të tjera u shpreh: “Do ti fitojmë të gjitha rajonet dhe do e çojmë në shtëpi këtë qeveri”.
Ndërsa ish-kryeministri Berlusconi do të shprehej: “Nga këtu njoftojmë largimin e qeverisë së taksave dhe prangave”.
Por ajo që bie në sy gjatë manifestimit madhështor, nën moton “Krenaria italiane”, është edhe flamuri shqiptar.
E djathta italiane, por edhe vetë Matteo Salvini ka shumë mbështetës edhe mes shqiptarëve në Itali por edhe mes atyre në Shqipëri