Përfshihet nga flakët Uzina, rrezikohet shpërthimi i lëndëve plasëse

0
289

Një zjarr i madh ka përfshirë në orët e fundit një kodër me shkurre sipër Uzinës së Mjekësit në Elbasan.

Era e fortë ka bërë që zjarri ti afrohet Uzinës së Lëndëve Plasëse të Mjekësit.

Dy automjete zjarrëfikëse kanë shkuar në këto momente në vendngjarje ku po punohet për shuarjen e zjarrit ndërkohë që Uzina e armëve që ndodhet pranë vatrës së zjarrit përmban lëndë shumë të rrezikshme.

Sipas informacioneve në Uzinës ka ende një sasi prej 150 ton ekzogjen dhe 3 ton barut i zi.

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për eksplozivë. Kombinati ndodhet në fshatin Mjekës në rrethin e Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here