Tahiri “kryqëzon” Thaçin, Ramën dhe Vuçiçin: Zgjedhjet ndëshkuan idenë tuaj për ndryshim kufijsh!!!

0
113

Ish-Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, qytetarët ndëshkuan idenë e Thaçit, Ramës dhe Vuçiqit për ndryshim të kufijve.

Kështu ka deklaruar Tahiri në Samitin e 15’të për Eropën dhe paqën në Salzburg të Astrisë, duke thënë se populli i Kosovës tregoi edhe njëherë se kufijtë e Kosovës nuk janë kufij që mund të ndryshojnë lehtësisht.

“Unë mendoj se kjo votë ishte votë e dënimit për keqqeverisjen dhe korrupsionin, por për pjesën më të madhe, ajo ishte votë që goditi disa lojëra gjeopolitike të cilat rrethuan Dialogun e Brukselit me idetë e rrezikshme të ndryshimit të kufijve, në të cilat ishte përfshirë edhe presidenti i Kosovës, presidenti serb Vucic, kryeministri i Shqipërisë dhe një listë e gjatë e lobistëve. Pra, kjo ishte goditje për atë lloj skenari”, ka thënë Tahiri.

Fjalimi i plotë i saj:

Kishte një lajm të shkëlqyeshëm në Kosovë. Opozita fitoi zgjedhjet. Kjo tregoi që njerëzit dëshironin ndryshime dhe kultura politike po rritet për funksionalitetin e demokracisë në Kosovë. Partitë që qeverisën gjatë, veçanërisht më ajo më madhja PDK-ja por edhe të tjerat, humbën zgjedhjet. Unë mendoj se kjo votë ishte votë e dënimit për keqqeverisjen dhe korrupsionin, por për pjesën më të madhe, ajo ishte votë që goditi disa lojëra gjeopolitike të cilat rrethuan Dialogun e Brukselit me idetë e rrezikshme të ndryshimit të kufijve, në të cilat ishte përfshirë edhe presidenti i Kosovës, presidenti serb Vucic, kryeministri i Shqipërisë dhe një listë e gjatë e lobistëve. Pra, kjo ishte goditje për atë lloj skenari. Edhe një herë populli i Kosovës tregoi se kufijtë e Kosovës nuk janë kufij që mund të ndryshojnë lehtësisht, ne kemi luftuar për ta 100 vjet.

Të gjithë duhet ta dinë se në Ballkan kufijtë nuk mund të ndryshojnë pa luftëra, ne i vendosëm ato me luftëra, dhe nëse do të ndryshonin, për fat të keq do të çonin në luftëra të reja. Unë dola menjëherë në këtë çështje më të madhe të gjeopolitikës, sepse sinqerisht vetë si një prej liderëve të pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të shtetit, që punoj tash 30 vjet për Kosovën, por edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe për vizionin euroatlantik të rajonit tonë, nuk do ta besoja që Ballkani nuk mund të bënte hapa të mëdhenj për të dalë nga Ballkanizimi dhe të përvetësoj Evropianizmin. Në një farë mënyre, këto kohë, Ballkani është mbërthyer nga gjeopolitizimi, kjo përkundër faktit se ne luftuam për Evropianizim.

Cfare ndodhi? Së pari, jo se ne vendet e Ballkanit nuk kemi vizion të qartë për integrimin euroatlantik, por mbase nuk mundëm ta demonstronim përmes reformave të thella, për shkak të urisë së madhe për korrupsion dhe pasurime personale, duke i lënë vendet tona mjaft të dobëta dhe të pazhvilluara. Së dyti, ne u përballëm kohët e fundit me një Bashkim Evropian që fliste me dy zëra. Unë pashë dy Evropa, shpresojmë të unifikohet kur të vijë udhëheqja e re së shpejti. Një zë i Bashkimit Evropian i disa zyrtarëve që hapën, me lehtësi e komoditet, hapësirë ​​për diskutime për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Jam e sigurt që të tillët nuk janë në dijeni se çfarë do të thotë kjo për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropën, pra tentuan ta prekin një kufi duke mos ditur se do të përhapej gjithandej në rajon. Dhe, një tjetër zë i qëndrueshëm i vendeve udhëheqëse evropiane, të cilët ishin konsekuent në atë që ju premtuat si Evropë për ne. Kur ndodhi Axhenda e Selanikut në 2003, ne të gjithë ishim me shpresë për paqen dhe ëndrra jonë po bëhej realitet. Ne kishim një ëndërr pavarësinë që e morëm dhe, ëndrra tjetër ishte integrimi euro-atlantik. Por, kur pamë që zonja Mogherini po hap një hapësirë ​​për diskutime mes Kosovës dhe Serbisë për ndryshim kufijsh, ndërkohë që unë vetë punova, e mbylla dhe e përcaktova atë kufi në Dialogun e Brukselit dhe po ashtu reintegrimin e serbëve të veriut e Kosovës, dhe Serbia bashkëpunoi, pyetja ime është çka ka ndodhur?

Çfarë po ndodh në të vërtetë? Unë mendoj se ka forca që pretendojnë për ta dominuar Ballkanin, në këtë rast është Serbia e cila nuk dëshiron ta shohë Ballkanin e barabartëve. Mirëpo, ka një Evropë dhe një ShBA dhe të tjerët që të shohin këtë dhe ta mbështesin Ballkanin e të barabartëve. Këto ditë u përballëm edhe me idenë e Shengenit për Ballkanin në rajonin tonë, ndërsa ne të gjithë duam të shkojmë në Evropë. Çfarë është kjo krijesë e re që i imponohet Ballkanit ? A është për Evropën që të qetësojë veten që po vonon të na pranojë, apo mos vall është se duan të sjellin një dominues në Ballkan që është Serbia dhe këtë herë Serbia me Rusinë përsëri të kthyer në rajon.

Ne pas përfundimit të Luftës së Ftohtë luftuam vërtetë që vendet tona dhe rajoni ynë të jenë perëndimorë, të jenë demokratikë dhe euro-atlantikë, në mënyrë që të heqim qafe ndikimet e Rusisë dhe të mos përmend Kinën. Dy gjëra, do të dëshiroja të them si përdundime. Së pari, shpresoj se Evropa po shkon drejt vizionit dhe zërit më të bashkuar, sepse ne i dimë ndarjet aktuale në Bashkimin Evropian, madje edhe Kosova i ndien, ende nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së. Por nëse Evropa nuk di si të unifikohet, atëherë do të jetë shumë më e vështirë për të gjithë ne, për Kosovën, Ballkanin dhe Evropën. Së dyti, është koha që Evropa të përcaktojë nëse Evropa është me Ballkanin brenda apo me Ballkanin jashtë, që mos t’ja lëmë Ballkanin gjeopolitikës së kombeve të urritura, atyre që humbën Luftën e Ftohtë.

Fjalimi i Dr. Edita Tahiri, ish-Zëvendëskryeministre dhe kryenegociatore, në Samitin e 15të për Evropën dhe paqën, në Salzburg, Austri, më 7 tetor 2019

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here