Varësia nga celulari, hapen qendrat e kurimit…

0
208

Adoleshentët me varësi nga telefonat e tyre celularë, dërgohen në qendra ‘detoksifikimi’. Në Korenë e Jugut, Qeveria ka hapur kampe për adoleshentë, që nuk mund të shkëputen nga telefonët e tyre.

Vendi në fakt ka pronësinë më të lartë në botë të smartfonëve. Më shumë se 98 për qind e adoleshentëve koreano-jugorë  përdorte një smartfon në 2018-n, sipas shifrave qeveritare, dhe shumë prej tyre tregojnë shenja varësie.

Vitin e shkuar, 30 për qind e fëmijëve koreano jugorë të moshës nga 10 deri në 19 vjeç, ishin klasifikuar si të varur nga telefonat e tyre sipas Ministrisë së Shkencës, Informacionit dhe Teknologjisë së Komunikacionit. Kjo do të thotë se ata kanë përjetuar pasoja seriozë për shkak të përdorimit të smartfonëve, përfshirë edhe rënie të vetëkontrollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here