Një djalë 3-vjeç nga India po luante i vetmuar në tarracën e apartamentit, kur në një moment iu afrua rrethojës mbrojtës dhe ra nga kati i dytë.
Por, fati ishte në anën e tij, pasi pikërisht në atë moment në rrugë po kalonte një burrë me një triçikël mbi të cilën vogëlushi përfundoi – në ulëse.
I habitur me atë çfarë pa, burri së bashku me babanë e djalit të vogël menjëherë iu afruan për ta parë nëse është gjallë.
Për fat të mirë, vogëlushi shpëtoi pa as më të voglin lëndim, kurse familja e tij ka falënderuar shoferin e triçiklit.