E frikshme/ Dentisti i heq dhjetë dhëmbë, gruaja humb jetën

Një dentist në Londër është pezulluar për një vit, pasi një paciente e tij humbi jetën nga hemorragjia, disa orë pasi ai i hoqi 10 dhëmbë.

Tushar Patal është ndaluar të punojë për një vit, ndërsa në punën e tij u konstatuan një sërë gabimesh, sipas një raporti mjekësorë.

Pacientja kishte sëmundje të avancuar të mishrave të dhëmbëve, ndërsa dentisti i shkuli dhjetë dhëmbë gjatë dy takimeve, në hapësirën e një jave. Pacientja humbi jetën në spital si pasojë e hemorragjisë. Dentisti i pranoi mangësitë e evidentuara në punën e tij, ndërsa tha se i vinte shumë keq për gjithë sa ndodhi.

E frikshme/ Dentisti i heq dhjetë dhëmbë, gruaja humb jetën

“Edi Ramën do ta rrëzojnë banditët”, do

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko