Emisioni “Tempora” ka mundur të sigurojë mesazhet e shkëmbyera midis ambasadorit shqiptar në Turqi, Gent Gazheli me gazetarin e “Le Iene”, Taulant Koplikaj.
Në bisedat e siguruara shihet se ambasadori shqiptar, Gazheli ka qenë i angazhuar për kthimin e Alvin Berishës, në Shqipëri, pranë babit të tij, por kjo nuk është realizuar.
Por edhe pse 6 ditë pas negociatave, Alvin nuk është kthyer në Shqipëri.
Bisedat e ambasadorit Gazheli dhe gazetarit vijojnë si më poshtë:
Ambasadori Gazheli: Kam kërkuar të vijnë në Erbil. Nëse do të ketë mirëkuptim për fëmijën për ta dorëzuar. Do shkoj vetë në Erbil.
Gazetari i dërgon një voice message.
Ambasadori Gazheli: Gjithë të mirat. Do bëjmë të pamundurën të sjellim djalin prapë të atit. Mund të kem nr e pikës së kontaktit që keni në kamp? Nr mob?
Zona ku jeni paraqet rrezikshmëri të lartë. Keni patur komunikim sëfundmi për fëmijën?
Gazetari Taulant Koplikaj: Jo. Në drekë e kemi lënë në kamp.
Ambasadori Gazheli: Po e ndjek me prioritet maksimal. Djali është shqiptar dhe do ta kthejmë.
Propozini Erbilin. Dhe vij unë dhe në Erbil.
Gazetari Taulant Koplikaj: Ok. Ja sa thirra këtë djalin e po të shkruaj pas pak.
Ambasadori Gazheli: Ok. Po ju pres.