Vdekja misterioze e 24-vjeçarit, zbulohen mesazhet e fundit!

0
126

Është përcjellë për në banesën e fundit Shqipdon Aliu, i cili u gjet pranë një gurthyesi në Gadime të Lipjanit.

Familjes u kishte thënë se po nisej për Prishtinë. Por Shqipdon Aliu, të enjten kishte marrë rrugën drejt këtij vendi në periferi të fshatit Gadime të Lipjanit.

Dhe këtu ishte edhe fundi i 24-vjecarit. Pas një javë kërkimesh, trupi i Shqipdonit u gjet në një gropë, e hapur nga një kompani gurthyese. Ahmet Limani nga Gadimja ishte ai që pa i pari trupin pa shenja.

Limani kishte dalë për shëtitje kur kishte hasur në një telefon, i cili rezultoi të jetë i të ndjerit. Gjatë kontrollit që ia kishte bërë telefonit, Limani kishte lexuar edhe disa porosi që i ndjeri kishte lënë para vdekjes.

Po ashtu mesazhi tjetër që kishte lënë shqipdoni ishte një porosi për familjen e tij të ngushtë. Ai është gjetur afër një gurthyesi. E sigurimi që kishte qenë në orar atë kohë tregon se në vendin ku është gjetur Shqipdoni nuk zhvillohen punime raporton Express.

Trupi i ndjerë i Shqipdonit i është kthyer familjes pasi i është bërë ekspertizën. E me të ardhur koha e drekës, filluan edhe t’ia bënin gati varrin. Qindra persona morën pjesë në varrimin e të riut, i cili ende nuk dihet si vdiq.

Ai do të prehet afër babait të tij, i cili ndërroi jetë pesë ditë më parë. Ndërkohë, familjarët thonë se nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me Shqipdonin.

Në varrim ishin edhe shokët e Shqipdonit, dhe krerët e komunës së Lipjanit. Në anën tjetër, Prokuroria e Shtetit gjatë ditës ka thënë se trupi që është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta, kurse rezultatet e ekspertizës që ende nuk janë publikuar do të ndihmojnë shumë për zbardhjen e rastit.

Shqipdoni ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa  ka lënë një motër të vogël nëntëvjeçare dhe të ëmën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here