Vuçiç “i trembur” para Albin Kurtit, tri herë më i vështirë se Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi

0
119

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për çështjet e tjera integruese të Ballkanit Perëndimor.
Vuçiç theksoi se ndihet i frikësuar me një zhvillim të tillë dhe ndikimin që mund të ketë në dialog, pasi deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV i cilësoi si të këqija.

“Janë tri herë më të këqija sesa të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit. Kam frikë për ndikimin që mund të ketë në dialog. Ditët e fundit, deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të këqija se deklaratat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”-tha ai në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Standard”.

Presidenti i Serbisë gjithashtu u pyet edhe për krijimin e zonës së minishengenit në Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se deri në fund të 2019, qytetarët e Serbisë do të kenë mundësi të udhëtojnë pa pasaporta drejt Shqipërisë.

“Ne tani duhet të kujdesemi për veten dhe të përqendrohemi në arritjen e katër lirive këtu (lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve). Aktualisht kemi nevojë për pasaportat tona kur udhëtojmë në Tiranë ose Shkodër. Deri në fund të vitit do të kemi arritur që mund të udhëtojmë vetëm me kartën e identitetit”, shtoi Vuçiç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here