Dy ministri nën urdhërat e Taulant Ballës për ndërtimin e një HEC-i në Parkun Shebenik-Janllanicë

0
201

Kreu i Departamentit të Mjedist në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar një tjetër shkelje të rëndë në zonën e Librazhdit, atje ku deputet është Taulant Balla.

Malltezi shkruan në një ostim në Facebook se, në Parkun Kombëtar Shebenik-Janllanicë, në fshatin Qarrishtë po ndërtohet një HEC pa leje, duke shtuar se 4 agjensi dhe dy ministri po dështojnë.

“Ky që kollitet tek tualeti nuk ka fare asnjë leje as nga Ministria e Infrastrukturës, as nga Ministria e Mjedisit, as nga agjensia e zonave të mbrojtura, asgjë. Por i fut ca ndërtime sipas qefit dhe le si lopa bajgën prapa me gëlqere, me fuçia, me tuba të vjetër të tepërt, dhe tuba të rinj që devijon lumin, të gjitha në zonën qendrore të Parkut Kombëtar”, shkruan Malltezi.

Postimi nga Malltezi

HEC pa leje fare, kujt i duhet? Ja si dështojnë 2 ministri dhe 4 agjensi shteterore: Zona qendrore (core area) e Parkut Kombëtar Shebenik-Janllanicë, në fshatin Qarrishtë.

Në zonën qendrore të Parkut ndalohen ndërtimet, këtu ke jo vetëm ndërtim por edhe devijim lumi!

Ky që kollitet tek tualeti nuk ka fare asnjë leje as nga Ministria e Infrastrukturës, as nga Ministria e Mjedisit, as nga agjensia e zonave të mbrojtura, asgjë. Por i fut ca ndërtime sipas qefit dhe le si lopa bajgën prapa me gëlqere, me fuçia, me tuba të vjetër të tepërt, dhe tuba të rinj që devijon lumin, të gjitha në zonën qendrore të Parkut Kombëtar.

INUK (IKMT) u bë SNUK se është kollit tek tualeti dhe nuk ia ndjen as për ministri dhe as agjensi.

Dhe ndonëse nuk ka as leje mjedisi, as leje nga KKT dhe as kontratë me Ministrinë e Infrastrukturës, ky ka lidh kontratë me elektrikun që i shet energji!!! Shtet rrumpallë. Fajin e ka Macroni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here