“E di ky palo kryeministër që mijëra nëna nuk mund të ushqejnë fëmijët/ ‘Bën moral për gruan ai që u hedh gazlotsjellës grave’

0
134

Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, shkruan në një shënim të gjatë në facebook se nuk ka gjë më të shëmtuar që mund të ofrojë Rama se sa të bëjë mora dhe të thurë lavde për rëndësinë e gruas, pikërisht ai që kundrejt nënave, e grave shtatzënë protestuese për banesat e tyre në Unazën e re, hedh gaz lotsjellës.

‘Nuk ka skene me te shemtuar, se te thure lavde, e te te beje moral per rendesine e gruas pikerisht ai, qe nuk e di e nuk ka pranuar ta mesoje kurre, edhe pas shume pesimesh.

Sa e vertete mund te jete per secilin nga ne qe; “nese kerkoni qe dicka te thuhet, i thoni nje burri, nese kerkoni qe dicka te behet i thoni nje gruaje,” kete pohoi Margaret Thatcher, dhe kete mund te ta pohoje, pranoje ne heshtje apo me fjale gjithkush, pasi nje grua ben e di te beje shume pune njekohesisht, di te jete nene, grua, bashkeshorte, kolege, amvise e profesioniste shume mire, e per kete sigurisht meriton vemendje e respekt maksimal, por e thene kjo nga Edi Rama, tingellon me hipokrite se vete hipokrizia.

Mundet te flase Edi Rama, per grate kur kundrejt nenave, e grave shtatzene protestuese per banesat e tyre ne unazen e re, hedh gaz lotsjelles pa dhimse, kur nena te moshuara qendrojne ne shi e te ftohte per strehen e tyre, e ky megalloman nuk do t’ia dije. Mund te flase Edi Rama per e me grate, kur ne bashki e parlament u rreh krahet atyre qe kane perdhunuar e kane qene pjese e trafikut te grave dhe vajzave. Si mundet Edi Rama, te shkele mbi dinjitetin e tyre e tu flase aq shume, per rendesine tyre, kur ai vete se diti kurre, si mundet te premtoje e te flase per nje vlere, te cilen nuk e vleresoi kurre. Kush kujton se eshte ky kryeminister, qe vijon te aktroje ne menyre te shemtuar perballe qytetareve te ketij vendi, te cilet i varferoi si kurre ndonjehere. E di ky palo kryeminister qe jane me mijera nena qe nuk kane me se te ushqejne femijen e tyre, e jo me larg se dje nena e tre femijeve i dha fund jetes, pikerisht sepse e munden hallet e mundimet per te mbijetuar ne kete vend, ku ti dhe vetem ti ua privove cdo shprese shqiptareve.

Edi Rama, grate jane vlere, e qe te flasesh perballe vlerave, minimalisht duhet te mbartesh dhe vete ato. Mjaft me na edukuan te paedukuarit, na bene moral imoralet, na dhane mend intrigantet, e kerkojne te na ndertojne ‘te shemburit’. Kur merr pozita, e flet per nje ceshtje, mendohu mire, se pari duhet ta nisesh reformimin nga vetja. Por reformimi nuk mund te rinise pas shume thyerjesh, shenjat e te cilave fatkeqsisht te ndjekin tere jeten. Edhe pse mundohesh te ngresh, zerin, ai ndjehet gjithnje e me i ulet para bemave te tua.

Mjaft me I perdore grate Edi Rama, dhe mbrojtje dhunuesit e tyre. ‘Shfaqja’ e shemtuar  mbaroi tashme.’-shkruan Pampuri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here