Pas propozimit të eurodeputetit David Mcallister për një “po” të kushtëzuar për hapjen e negociatave, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se fundi i Edi Ramës është i sigurt.
“Propozimi McAlister do të thotë vulosja e 9 kushteve gjermane si provë dështimi e Edi Ramës”, shkruan Vasili, sipas të cilit asnjë prej kushteve nuk u përmbush.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Propozimi McAlister fundi i sigurt i Edi Rames!
Propozimi i McAlister per nje po te kushtezuar per hapjen e negociatave per anetaresim do te thote fundi i sigurt dhe pa asnjë kthim i Edi Rames.
Propozimi McAlister do te thote vulosja e 9 kushteve gjermane si prove deshtimi e Edi Rames.
Thene me thjesht nga nentori i vitit 2016 kur Shqiperia mori rekomandimin per hapjen e negociatave kishte vetem pese kushte.
Asnjë prej këtyre kushteve nuk u përmbush përkundrazi u shtuan kushte te renda.
Kushte renda si: krimi zgjedhor dhe pandëshkueshmëria skandaloze e tij pas kapjes se prokurorisë, u kryen zgjedhje te paligjshme ne 30 qershor duke shkelur kushtetutën dhe dekretet e Presidentit, u shtua hartimi i reformes zgjedhore plus zbatimi i saj,u shtua plotesimi i gjykatave Kushtetuese e te Larte,si prove e bllokimit dhe kapjes se reformës ne drejtësi, qe la vendin pa gjykata.
Fajtor i vetem dhe armiku publik i integrimit evropian te Shqipërisë evidentohet qarte Edi Rama.
Ndaj propozimi i McAlister eshte asgjesini politik i Edi Rames dhe prova se me te ne qeveri Shqiperia ben vetem mbrapa dhe s’ka asnje perspektive qe te beje perpara.
Kushtet e shtuara kane te bejne qarte vetem me vitet kur Edi Rama rrembeu ne menyre kriminale i vetem pushtetin.
Pra propozimi i McAlister eshte shkrirja ne furren e demokracise te tepsise dhe timonit te Edi Rames.