Zbulimi i celulës terroriste iraniane/ Ironizon Paloka: Pas vendimit të BE për mos hapjen e negociatave i duhet Ramës…

0
154

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha në rubrikën “Opinion”, në Neës24, se zbulimi i celulës terroriste iraniane u bë tani, pasi pikërisht tani i duhet kryeministrit Edi Rama për të tërhequr vëmendjen nga vendimi negativ i Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave.

“Celula u zbulua tani, sepse tani i duhet Edi Ramës. I duhet Ramës për të tërhequr vëmendje nga negociatat. Përpiqet të sajojë histori të tjera, që do të thotë se ka gërrmuar e gërrmuar dhe iu nxori këtë të terroristëve. Qëllimi i tij ky është, të tërheqë vëmendje nga negociatat. Ishallah nuk del Ardiu Veliu nesër të thotë se janë parë UFO në Kukës”, tha Paloka.

Megjithatë, është një ngjarje e madhe, nëse do të ndodhte një sulm terrorist …

Absolutisht. Por, del sot sepse i duhet Edi Ramës, që të krijojë panik dhe ankth te qytetarët, që t’iu thotë të mos merren me gjërat e përditshme, buka e gojës, spitalet, shkollat, se ka gjëra më madhore. Sa herë ka pas skandale, Rama përpiqet të gjejë kështu gjërash për të tërhequr vëmendje. Sigurisht me brekushe nuk tërheq dot vëmendje dhe nxori këtë grupin.

Duke mbetur te negociatat, vazhdon jehona. Rama përplaset me Bashën …

Rama është i pashqetësuar, që nuk iu hapën negociatat, sepse gjendet mirë në këtë batakun që ka krijuar vetë. ky është problemi madhor, që kemi. Nëse ne do kishim një status tjetër, nuk do menaxhonte dot marrëdhëniet me krimin, siç bën sot. Ndaj, Rama e ka gjetur parajsën, për të lind dielli çdo ditë, për shqiptarët ka filluar errësira, që kur ai erdhi në pushtet. Rama i ka milionat, vilat, udhëtimet me charter, jetën e bën mondane. Nuk po diskutojmë mirëqenien e Ramës, por të shqiptarëve. Dera, në fakt, iu mbyll Ramës, por pasojat i vuajnë shqiptarët.

Është detyra jonë të vëmë para përgjegjësisë këtë kryeministër, që sot është i vetmi përgjegjës për mos hapjen e negociatave. Ato kushtet që shtohen e shtohen, nuk vijnë se kështu i teket gjermanëve, holandezëve apo francezëve, por se ky zotëria bën hapa pas. Pse nuk ka ku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here