Paloka nuk ia përton Ramës, i kujton telefonatën me Macronin: Boll mashtrove si ordiner ! Plotso kushtet ose largohu…

0
135

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka pas postimit të kryeministrit Edi Rama se ka zhvilluar një bisedë telefonike për rreth 45 minuta me kancelaren Angela Merkel, i ka kujtuar bisedën me Macronin.

Me anë të një postimi në Facebook palooka ka ironizuar me njoftimin e Ramës në lidhje me bisedën me Merkel, duke i kërkuar atij që të plotësoje kushtet ose të largohet.

“Kjo do te thote qe do te zbatosh kushtet e Bundestagut ? Do te thote qe Gjiknuri, Tahiri, Gjushi… gjithe tufa e te korruptuarve dhe atyre qe jane kapur ne krime elektorale, do te perfundojne ne burg ? Do te thote qe 30 qershori ka rene dhe do pritet vendimi i Gjykates Kushtetuese ? Do te thote qe do te realizohet nje reforme zgjedhore transparente dhe me pjesmarrjen e gjithe faktoreve politike dhe shoqeror ?” – shkruan Paloka në lidhje me atë deklaratë dhe i kujton Ramës momentin kur arsyetoi vonesën në Parlament se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me Macronin.

Reagimi i plotë i Palokës:

“Danke Angela…Telefonate 45 minuta…I vume gjithe pikat mbi i…”?!?!
Kjo do te thote qe do te zbatosh kushtet e Bundestagut ?
Do te thote qe Gjiknuri, Tahiri, Gjushi… gjithe tufa e te korruptuarve dhe atyre qe jane kapur ne krime elektorale, do te perfundojne ne burg ?
Do te thote qe 30 qershori ka rene dhe do pritet vendimi i Gjykates Kushtetuese ?
Do te thote qe do te realizohet nje reforme zgjedhore transparente dhe me pjesmarrjen e gjithe faktoreve politike dhe shoqeror ?
Do te thote qe pas realizimit te reformes zgjedhore do te kemi implementim te saj ne zgjedhje te parakoheshme ?
Do te thote…APO ?
Shqiptaret e kane te fresket diten kur vajte ne Parlament dhe kerkove ndjese per vonesen se kishe patur nje bisede telefonike per nje ore me MIKUN TEND Macron . Ate dite po ashtu kishit vendosur pikat mbi i per negociatat…
Nuk e di pse ka ca dite qe gjithe palacot rreth teje nuk po lene fjale te ndyre pa thene per MIKUN TEND , madje paturpesisht dhe per bashkeshorten e tij ?!
Boll mashtrove si ordiner ! Plotso kushtet ose largohu!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here