Partia Demokratike ka listuar kushtet e shtuara që Gjermania ka vënë për Shqipërinë.
Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon nga 9 kushtet e Gjermanisë, thuhet në njoftimin e PD.
1. Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.
2. Miratimi i Reformës Zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.
3. Zbatimi i Reformës Zgjedhore.
4. Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave.
5. Funksionimi i Prokurorisë Speciale për Luftën ndaj Korrupsionit (SPAK).
6. Rezultate në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe ndjekja penale e zyrtarëve të nivelit të lartë.
7. Përparime në Reformën e Administratës Publike dhe ndëshkimi i zyrtarëve të lartë që kanë shkelur ligjin.
8. Ndjekja penale e gjyqtarëve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut.
9. Sqarimi përfundimtar i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 dhe përsëritja e tyre në përputhje me reformën zgjedhore, me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
Edi Rama është pengesë për plotësimin e këtyre kushteve!
Atij i mungon dëshira dhe vullneti për progresin e Shqipërisë, prandaj u refuzua sërish nga BE.
Shqipëria nuk mund të jetë më peng i dështimit dhe mashtrimeve të një njeriu.
Për një Shqipëri si gjithë Europa!