Ditën e djeshme Lumturi Ratkoceri ishte e ftuar speciale në emisionin “Rudina” si një politikane shqiptare e suksesshme në Gjenevë.
Por përveç angazhimeve profesionale, Lumturia foli edhe për familjen e saj, mbi të gjitha për marrëdhënien me nusen e djalit, Floriana Garo.
Ajo ka rrëfyer se Floriana i ka pëlqyer shumë që në takimin e parë, pavarësisht se në fillim nuk e dinte se ajo do të ishte nusja e saj.
“Për herë të parë kur e takova më mori në telefon më tha: Përshëndetje jam Floriana Garo, dëshiroj që të takohemi bashkë. Mua më kishte thënë Enisi që ishte moderatore shoqja e tij, por kaq, se nuk i shikoj emisionet televizive. Shkoj ta takoj. Pashë një vajzë, të bukur, të gjatë, uau thashë, paska bukuri të tilla. Më pëlqeu. Po fliste dhe i thashë më fal po nga e morët numrin? Po s`të tha Enisi?, më tha Floriana. Unë mendoja se ishte gazetare që më donte për intervistë se kishte shumë që më merrnin në telefon gjatë asaj kohe. E kishim planikuar të rrinim 3 çerek ore dhe qëndruam 2 orë”, ka treguar Ratkoceri.
Më pas ajo tha se problemi i vetëm i saj kishte qenë largësia mes Florianës dhe Enisit, pasi dikush duhej të hiqte dorë nga karriera, por më pas ata arritën të gjenin një zgjidhje.
Lumturia u prek nga një mesazh i Florianës nga Gjeneva, përmes së cilit ajo i shprehu mirënjohjen për mënyrën se si ka ditur të ndërtojë raportin e mirë mes tyre dhe se sa gjyshe e kujdesshme është.
Kujtojmë se Floriana Garo është nënë e një vajze prej një viti dhe së shpejti pritet të sjellë në jetë një tjetër fëmijë.