“Dyshime serioze”, Galdini: ‘Edi Rama, shërbëtori besnik i Vuçiç’

0
145

Nga Arian Galdini

Miq, Kam një dyshim.

Nga bisedat që kam bërë me të gjithë miqtë europianë dhe amerikanë këtu ku jam, kam mbërritur tek dyshimet serioze se e gjithë Loja e Macronit me JO-në për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është thjesht vazhdimësia e Projektit Diabolik të Riqendërzimit të Beogradit në Ballkan.

3 firmëtarët e Shengenit Ballkanit në Novisad të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama, kanë qenë pjesë e këtij Projekti sipas pandehmave të mia.

Por Zoran Zaevi ka qenë i detyruar ti bashkohet atin Projekti për arsye objektive të brendshme në vendin e tij, ndaj edhe nxitoi të çlirojë veten me zgjedhjet e parakohshme.

Ndërkohë Vuçiç dhe Rama janë kokë e këmbë brenda këtij Projekti.

Madje janë 2 njerëzit kryesorë që e mbajnë në këmbë këtë Projekt në Ballkanin Perëndimor.

Macron ka qenë në një dakordësi të plotë me të dy këta.

JO-ja e Macron e sidomos Plani Francez për ofertën e re ndaj Ballkanit Perëndimor, që vendet tona të tërhiqen vullnetarisht nga rrugëtimi i tyre për anëtarësim në BE, në këmbim të statusit të “partneritetit special”, flasin për një prapavijë të fëlligësht.

Një lojë e ligë antishqiptare po luhet dhe Edi Rama është pjesë e kësaj loje, më duket.

Prandaj edhe sot Edi Rama njofton se do hedhë në Gjyq Ramush Haradinajn për shpifje sepse po kërkon ti shprehë besnikëri të plotë Planit Macron, Vuçiç, etj….

Largimi i Edi Ramës është tashmë detyrë patriotike për të gjithë ne.

Pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here