Gazetari: Si mundet që një shtet të jetë kaq qesharak?? Tani dogana është në hall…

0
173
MBLEDHJE E GRUPIT TE PS – Kryeministri Edi Rama, duke dale pas nje mbledhje te grupit te Partise Socialiste, ku eshte perjashtuar nga kjo parti, deputeti Tom Doshi./r/n/r/nMEETING OF SOCIALIST PARTY – Prime Minister Edi Rama, during a meeting of the parliamentary group of Socialist Party.

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me lajmin ku autoritet fiskale gjobitën me 400 mijë dollarë një kompani nafte dhe shpallën në kërkim administratorin.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se çuditet sesi mund të jenë të paaftë kur nuk dinë të bëjnë mirë llogaritë.

“Nuk kanë ditur të masin firot, që njihen me ligj. Tani dogana është në hall. Gjobën e hoqën, por nuk dinë si të anullojnë raportin paçavure të kontrollit.

Dy rrugë ka. Ose janë totalisht të paaftë, ose e bëjnë me qellim. Godasin padrejtësisht biznese të caktuara për llogari të aktorëve të tjerë. Sepse aparati ynë shtetëror funksionon si një bandë qe ka vetëm një qëllim: të eliminojë konkurrencën në treg. Në çdo rast, një shtet kështu ka marrë fund.” – shkruan Tomorri.

Postimi i plotë:

Dy muaj e ca më parë, autoritetet fiskale dhe Policia e Shtetit dolën me tam-tame në media se kishin zbuluar një skemë gjigande evazioni në fushën e karburanteve. Kompania e kapur në evazion ishte Gega Oil, e cila sipas qeverisë kishte fshehur miliona lekë taksa dhe madje kishte pastruar edhe para.

“U kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregëtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme,”- thuhej në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit që ju shpërnda mediave.

Lincohet një biznes, gjobitet me 400 mijë dollarë, shpallet në kërkim administratori e madje u serviret mediave lajmi në mënyrë të tillë sikur ai është arratisur për t’i shpëtuar policisë.

E ç’a ndodh më pas? Rezulton se inspektorët tutkunë të doganave dhe ekspertët injorantë të policisë kishin bërë llogaritjet gabim. Nuk kanë ditur të masin firot, që njihen me ligj. Tani dogana është në hall. Gjobën e hoqën, por nuk dinë si të anullojnë raportin paçavure të kontrollit.

Është çmenduri se si një shtet mund të jetë kaq qesharak. Nuk ka rast të dytë në botë, as në Afrikë nuk e gjen. Si mundet një shtet, një administratë të përfundojë në këtë gjendje?

Dy rrugë ka. Ose janë totalisht të paaftë, ose e bëjnë me qellim. Godasin padrejtësisht biznese të caktuara për llogari të aktorëve të tjerë. Sepse aparati ynë shtetëror funksionon si një bandë qe ka vetëm një qëllim: të eliminojë konkurrencën në treg. Në çdo rast, një shtet kështu ka marrë fund.

“Pasi kryem hetime intensive zbuluam evazion te konsiderueshem”- thone. Vetëm se ata që kryen hetimet nuk dinin tabelën e shumëzimit dhe mbledhje zbritjet. Sharlatanë komplet.

Tani, popullit i mbetet të paguajë faturën e gjyqeve për paudhesitë që bën administrata nga padija ose qellimisht. Sepse çdo biznesi që lincohet në këtë mënyrë, i lind e drejta të kërkojë dëmshpërblim deri më një.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here