Gjuzi: S’mund të jesh nënë… Linda Rei: Dua zemrën tënde që është si gur!!

0
118

Përvec debateve, në studion e “360 gradë” në RTV Ora nuk munguan fjalët e ëmbla. Kur kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i tha Linda Reit se nuk mund të fitojë shansin që të quhet nënë, ajo i tha disa fjalë që i thuhen zakonisht personave të dashur.

Gjuzi ia ndaloi që ta quante “zemër”, por Linda nuk u ndal dhe e gjitha kjo shkaktoi të qeshura në studion e ‘360 gradë’.

Pjesë nga biseda në studio:

Laert Vasili: Edhe kënga thotë, ‘Nënë, emër i dashur për mua’, nuk thotë ‘baba’. Pra ajo ka zgjedhur të jetë nënë, që është dicka shumë më e shtrenjtë.

Kujtim Gjuzi: S’ka shans ta fitojë atë.

Laert Vasili: Pse?

Linda Rei: Për ty o zemër.

Kujtim Gjuzi: Nuk ke nevojë të më thuash ‘zemër’ mua.

Linda Rei: O shpirt, o xhan, o jetë, o dashuri. Në gjithë ato zemra që kam tek koleksioni im, dua dhe zemrën tënde që është si gur.

Kujtim Gjuzi: Po ti nuk je e bija e Montezumës që ta marrësh.

Artur Zheji: Është një libër që ka lexuar në fëmijëri Gjuzi.

Kujtim Gjuzi: E di ca je ti?

Linda Rei: Ca jam?

Kujtim Gjuzi: Ti je gaz ’69-sh i vjetër.

Linda Rei: Pra ki kujdes.

Artur Zheji: Gaz ’69 është markë Jeep.

Laert Vasili: Është e vogël në moshë, nuk i di këto terma.

Kujtim Gjuzi: Ku i gjehet mosha asaj?

Laert Vasili: Po duket ajo, nuk është më shumë se 25.

Kujtim Gjuzi: Pse ‘ajo’ i thua akoma? Po thuaji more ‘ai’ të jesh në rregull.

Laert Vasili: Ajo është goxha zonjë, po pse?

Kujtim Gjuzi: Që të të mos cojë dhe ty tek grupi LGBT.

Laert Vasili: Mua më co në c’grup të duash, por varet ku vete unë.

Linda Rei: A ka fuqinë të të cojë ku do ai?

Laert Vasili: Me mendje më con.

Linda Rei: A me mendje. Me mendje më kanë cuar dhe në Hënë.

Kujtim Gjuzi: Ja ke prish mendjen dhe doktor Berishës dhe e bëtë atë ligjin famëkeq që kërkon ti.

Linda Rei: Se kërkoj unë, ligji ekziston dhe ti që je dikush që nuk e di që vlen, përpiqu ta heqësh. Të sfidoj këtu në emision.

Kujtim Gjuzi: Po po, do ta heq.

Linda Rei: Fjalë burri nëse je burrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here