Porti i Durrësit “në shenjestër”! Policia Kriminale, “Shqiponjat”, dronë e 10 qenë antidrogë “blinduan” bregdetin!!!

0
151

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me kontrollin e zhvilluar sot në Portin e Durrësit, duke sqaruar se në super-aksion janë përfshirë Policia Kriminale, “Shqiponjat” e disa qyteteve, Policia Rrugore dhe ajo Kufitare, 10 qenë antidrogë dhe 2 dronë.

Gjatë aksionit, policia ka kontrolluar 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona.

“Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë. Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 23 persona”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
• Plan masash për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve e aeroportit dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë në tërësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë publike.

• Në zbatim të këtij plani masash, gjatë paradites së sotme, në Portin e Durrësit u zhvillua operacioni “Porti i Pastër”
Operacioni synon kontrollin e personave në hyrje e dalje, kontrollin e mjeteve, mallrave, të peshkarexhave apo mjeteve të tjera lundruese që përdoren në Portin e Durrësit, si dhe në disiplinimin e qarkullimit të automjeteve.

Në operacion u përfshinë forca nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti i Sigurisë Publike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

380 forca policore, kryesisht të FLO Tiranë, Shkodër e Fier, ato të Policisë Kriminale, të ‘Shqiponjave’ të DVP Tiranë, Durrës, Elbasan e Fier, të Patrullave të Përgjithshme, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore dhe ato të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, e të Policisë Kufitare ushtruan kontrolle të imtësishme në të gjithë territorin e Portit. Në operacionin e kontrollit u përdorën edhe 10 qen antidrogë si dhe 2 drone.

U kontrolluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë. Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 23 persona.

Policia e Shtetit do vijojë kontrollet jo vetëm në pikat e kalimit kufitar, por në të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme si dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital apo në numrin 112 duke garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here