EMRI/ Zhduket 22-vjeçarja shqiptare në Greqi, gazetari apel për ndihmë

0
176

Autoritetet greke kanë lëshuar alarmin për zhdukjen e vajzës shqiptare 20-vjeçare Juliana Osmani, në rajonin e Pireut. Vajza 20 vjeçarja u zhduk në 22 tetor, ka flokë kafe, kishte një çantë shpine dhe mbante syze të zeza të miopisë.

Gazetari i Fax News Shpëtim Zinxhiria ka një apel dhe për shqiptarët në Greqi, që për çfarëdo informacioni që kanë mund të kontaktojë në Athinë “Buzëqeshjen e fëmijës” me telefon 24 orë në ditë, si dhe në “Linjën Evropiane të Fëmijëve të Humbur me nr.tel.116000” dhe të gjitha zyrat e policisë në vend.

“Në komunikim me institucionin “Buzëqeshjen e fëmijës” konfirmohet se ka mundësi që të mos ketë dalë jashtë kufirit dhe kërkohet ndihma e çdo bashkëkombësi tanë”, shkruan Zinxhiria.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here