16-vjeçari me sindromën Dawn po punon farmacist dhe gjithë Ferizaj e do

0
146

Është vetëm 16 vjeçar, por punën e bën me shumë dashuri. Ka një kromozom më shumë, por kjo nuk e pengon të kryejë punën si mos më mirë.

Është ky Leart Gashi nga qyteti i Ferizajt, i cili ka filluar punën si farmacist në njërën nga barnatoret e këtij qyteti.

Ndonëse ka vetëm një javë që ka filluar punën, për kolegët e tij është një shok i pazëvendësueshëm.

“Learti ka filluar punën që një javë. Është koleg shumë i mirë. Ne jemi të kënaqur me të. E duam shumë i gjithë stafi dhe e presim në punë gjithmonë të lumtur”, shprehet për RTV Dukagjinin, Albana Ahmeti.

Me një emocion të papërshkrueshëm punën e Leartit po e përjeton edhe nëna e tij, Ganimete Gashi.

Ajo ka thënë se kur e sheh atë duke punuar, i bëhet zemra mal, përcjell Telegrafi.

“Jam shumë e kënaqur për punën që ka filluar Learti në barnatore. E falënderoj punëdhënësit për mundësinë që i ka dhënë”, shprehet nëna e Leartit, Ganimete Gashi.

Buzëqeshja në fytyrën e Leartit, derisa priste klientët,  tregonte më së miri dashurinë ndaj asaj që bënte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here