“Casa De Los 3s” është emisioni i ri i cili prej pak kohësh ka filluar të transmetohet në RTV Ora News. E ftuar e radhës ka qenë astrologia e njohur Meri Shehu e cila foli për marrëdhënien që ka me paratë.
Ajo tregon se: ‘Kur isha e vogël kam qenë më idealiste, mendoja që lekët s’kanë rëndësi, unë nuk do varesha kurrë nga lekët. Kur kam qenë rreth moshës 10-15 vjeç, isha njeriu që mendoja si njerëzit mendojnë kaq shumë për lekët, pse bëjnë kaq shumë ekonomi, pse nuk shpenzojnë, madje i shaja me mendjen time. Tani që jam rritur, e nxjerr lekun vetë, mbaj vajzën time, kam një familje dhe ka detyrime në çdo gjë, e shikoj që pa lekë është çik e vështirë. Kam filluar që paranë ta vlerësoj më shumë. Nëse kjo është materie…paraja nuk është materie në fakt. Po ta kapim si koncept është një koncept që nuk ekziston fare, por si materie unë mendoj se tani jam bërë më materialiste. Do Zoti duke u rritur të bëhem më idealiste, mbase janë fazat e jetës, jam në mes të zhvillimit tim’, ka përmbyllur Meri.