“Ndalojeni këtë çmenduri”, dhjetëra mijëra marshues në Barcelonë, kërkojnë unitetin e Spanjës

0
109

Dhjetëra mijëra njerëz të dielen marshuan rrugëve të Barcelonës duke protestuar kundër lëvizjeve separatiste në Katalonjë dhe duke bërë thirrje për unitetin e Spanjës.

Policia njoftoi se në protesta morën pjesë rreth 80 mijë qytetarë, të cilët duke valëvitur flamuj të Spanjës dhe Katalonjës, shprehën dëshirën se duan një shtet të përbashkët.

Një nga banderolat shkruante “Ne po ashtu jemi katalanas, ndalojeni këtë çmenduri”.

Tubimi u organizua nga organizata më e madhe pro-spanjolle “Komuniteti Qytetar Katalonas”. Përafërsisht gjysma e 7,5 milion banorëve të Katalonjës kundërshton shkëputjen nga Spanja.

“Ndiej nevojën të thërrasim se Katalonja është pjesë e Spanjës. Ata tentojnë të tregojnë sikur Katalonja nuk është pjesë e Spanjës, kjo nuk është e vërtetë”, tha njëri nga protestuesit, Francisco Astorga Vasco.

Protesta kundër ndarjes së Katalonjës vjen pas protestave disaditore të atyre pro-ndarjes. Rreth 350 mijë njerëz protestuan të shtunën në Barcelonë, ku kërkuan lirimin e nëntë liderëve të dënuar separatistë që po mbahen në burg.

Tubimi u organizua nga lëvizjet kryesore që mbështesin procesin e ndarjes dhe duan të themelojnë një shtet të ri në pjesën e pasur verilinodre të Spanjës.

Gjykata e Lartë e Spanjës më 14 tetor dënoi nëntë liderë seperartistë, kryesisht ish-anëtarë të qeverisë rajonale katalonase, me dënime deri në 13 vite burgim për mbajtjen e referndumit të paligjshëm dhe shpalljen e njëanshme të pavarsisë në vitin 2017./AA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here