Zjarret në pjesën veriore të Kalifornisë kanë shkaktuar evakuimin e 90 mijë banorëve. Në orët e para të mëngjesit të së dielës Departamenti i Zjarrfikësve në Sonoma dërgoi një paralajmërim për shtimin e aktivitetit të zjarreve, duke kërkuar evakuimin e menjëhershëm të banorëve nga zonat e rrezikuara. Urdhëri për evakuim theksonte rrezikun e pashmangshëm për jetët e njerëzve ndaj kërkohej largimi i tyre sa më parë.
Ndërkohë, miliona banorë të Kalifornisë po përballen me ndërpreje të energjisë elektrike ndërsa kompania shpërndarëse “Pacific Gas & Electric” vendosi të shtunën që të fillojë ndërprerjen e energjisë në një shkallë të gjerë. Ndërprerja e energjisë do të ndikojë afro 1 milion klientë ose 3 milion banorë , përfshi këtu qytetin San Francisko dhe rrafshnaltën Sierra.
Gjatë muajit të kaluar kompania “Pacific Gas & Electric” ka ndërprerë energjinë elektrike për mijëra klientë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e zjarreve. Kompania ndodhet drejt falimentimit për shkak të përgjegjësive lidhur me zjarret e mëdha të kohëve të fundit, përfshi atë të vitit të kaluar që shkaktoi 85 viktima në qytetin Paradise në pjesën veriore të Kalifornisë.
“Situata e motit mund të jetë më e fuqishmja prej disa dekadash në Kaliforni. ‘Pacific Gas & Electric’ duhet të ndërpresë rrymën elektrike për shkaqe sigurie për disa orë para mbërritjes së erërave të rrëzikshme.”
Kompania shpërndarëse e energjisë tha se erërat e forta përbëjnë rrezik duke shkaktuar shkëndija tek linajt elektrike dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve.//VOA