Do të ndjekim rrugën ligjore për ta mbrojtur Kopshtin Botanik, kemi mbështetje botërore

0
94

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku, ka theksuar sot vendosmërinë e pedagogëve dhe studentëve për ta kundërshtuar në mënyrë ligjore, vendimin e qeverisë që ia kalon pronësinë e Kopshtit Botanik, bashkisë së Tiranë, duke ia rrëmbyer atë universitetit.

Drushku theksoi se ka marrë mbështetje të fortë në këtë kauzë nga shoqatat botërore për kopshtet botanikë dhe tregoi para mediave, letrën e ardhur prej tyre.

Deklarata e Drushkut u bë ndërsa Gjykata Administrative e Apelit duhet të jepte vendimin nëse do ta shqyrtojë këtë çështje apo t’ia kalojë atë Gjykatës së shkallës së parë.

Drushku tha: “   Kopshti Botanik aktualisht është i Shkencave të Natyrës. Kemi një vendim qeverie, nr. 510, të korrikut 2019, që është kaluar në proces gjyqësor nga Universiteti i Tiranës dhe sikur jemi shprehur gjithmonë, ne do të jemi të duruar, me këmbë në tokë, që këtë proces ta ndjekim vetëm në mënyrë ligjore.

Jemi në të drejtën tonë dhe kërkojmë mbështetjen e të gjithë organeve gjyqësore, të ligjeve, urdhëresave, VKM-ve, statuteve që të na përkrahin dhe japin atë të drejtë që na takon.

Seanca e radhës nuk u caktua si datë. Ndoshta duhet të sqaroj dhe pjesën e dytë të vendimit të gjyqit, pasi u diskutua edhe pretendimi i dytë i ngritura nga pala e akuzuar, për inkompetencë të trajtimit të çështjes, që presupozohet se kjo çështje duhet të trajtohet jo në Gjykatën Administrative të Apelit, por në Gjykatën e nivelit të parë. Për këtë arsye, kryetarja e seancës, për arsye se nuk plotëson numrin pesë të gjyqtarëve që duhet të vendosin në lidhje me legjitimitetin e këtij procesi, do të propozojë plotësimin e trupit gjykues me 5 anëtarë dhe në këto kushte do të kenë të drejtën për të nominuar në i takon Gjykatës Administrative të Apelit apo Gjykatës së nivelit të parë.

Mbas këtij vendimi ne do të njoftohemi me shkrim nga gjykata në seancën e radhës dhe atje do të shqyrtohen të gjitha çështjet dhe dokumentacioni sikurse edhe kërkesa jonë për të qenë ndërhyrës dytësor pranë kësaj gjykate.

Ndërkohë më vjen shumë, sapo kam marrë konfirmim nga shoqata ose nga përfaqësuesit më të lartë botërorë, të Kopshtit Botanik, të cilëve ne u jemi adresuar me një letër të hapur për të kërkuar mbështetje ligjore dhe shkencore. Shkresa e tyre vjen me një optimizëm dhe miratim: Mos u ndalni, vazhdoni gjyqin dhe jeni në të drejtën tuaj. Nuk e kuptojmë se si një Kopësht Botanik, i vetëm në Shqipëri, t’i largohet universitetit dhe t’i atashohet një institucioni të pushtetit lokal. Në të tilla kushte ky është një ogur i mirë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here