Ish deputetja e LSI: Rama se do Reformën Zgjedhore pasi ky e ka shkatërruar me vetëdije të plotë, ne po punojmë…

0
119

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Cakaj, e ftuar në Syri Tv, duke folur për reformën zgjedhore, tha ndër të tjera se kjo reformë nuk mund ti lihet në dorë vullnetit të kryeministrit Rama, pasi kjo do të ishte një tallje për këtë reformë, ndërkohë që ka qenë po ky kryeministër që e ka shkatërruar me vetëdije të plotë.

‘Rekomandimet e OSBE-ODHIR për Reformën Zgjedhore nuk janë reflektuar të plota, por janë bërë le të themi për sa të larë gojën. Deri më tani nuk është realizuar asgjë. Ne e kemi të qartë nëse dikush do të dontë të merrte seriozisht këtë reformë me siguri do e kishte bërë. Ajo çfarë është bërë tani tregon se sa seriozisht e ka Rama Reformën Zgjedhore. Nëse do ta kishte sëriozisht do të kishte kohë që do ta kishte realizuar. Shikojmë një mungesë vullneti për ta fokusuar këtë reformë te problemet e vërteta.

Për ne është shumë e rëndësishme të shikohet me detaje, të parandalohet ose të minimalizohet në maksimum shit-blerja e votës ose dekriminalizimi

Sepse në sot duke filluar në krye të bashkisë, në administratën publike, në këshilla bashkiakë, ose kanë një të shkuar kriminale, ose janë në proces, dhe vazhdojnë të gradohen nga kjo maxhorancë dhe ky kryeministër. Edi Rama është faktor kryesor për kriminalizimin e proceseve zgjedhore. Në rast se maxhoranca do që procesin e shit-blerjes ta konkretizojë vetëm me një vetdeklarim, ne nuk mund të besojmë në mënyrë kategorike që do të shkruajë që unë nuk do shes dhe blej vota, sepse kjo është tallje.

Ka pasur diskutime brenda nesh për ndryshimin e sistemit zgjedhor.’

E pyetur nëse po punohet për ndryshime në sistemin zgjedhor, ish deputetja e LSI-së, Silva Caka konfirmoi se tashmë kjo është pjesë integrale e një grupi punë

‘Në momentin që do të kemi një rakordim të të gjitha opinioneve brenda opozitës pa diskutim që do të ketë një vendimmarrje të përbashkët të opozitës.’-tha Caka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here