Lionel Messi alarmon drejtuesit “blaugrana”, rinovimi i “Pleshtit” një prioritet

0
142

Lionel Messi nuk e ka fshehur asnjëherë që do të mbyllë karrierën e tij me Barcelonën, por derisa kjo të vuloset me firmat në kontratë, në klubin katalunjas nuk mund të jenë të qetë. Të çuditëshme disa deklarata të fundit të “Pleshtit”, që kanë alarmuar Barcelonen.

Sulmuesi ka nisur të bëhet nostalgjik, duke treguar si opsion fundin e karrierës te Neëells Old Boys, skuadra e tij e parë në Argjentinë. Që kjo të mos ndodhë, të paktën jo në të ardhmen e afërt, Barcelona ka vendosur në krye të listës së punëve rinovimin e kontratës me kapitenin. Messi është i lidhur me Barcelonën deri në vitin 2021, ndërsa kërkohet zgjatja e kësaj “martese” deri në vitin 2023.

Palët kanë kohë që bëjnë prova për kontratën e re, teksa disa herë janë ulur në tavolinë për të gjetur gjuhën e përbashkët. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ende nuk ka një marrëveshje, por gjithçka pritet të mbyllet me një fund të lumtur. Ndërkohë, te Barcelona është kohë rinovimesh edhe për disa lojtarë të tjerë të rëndësishëm si portieri Marc-Andrè ter Stegen dhe mbrojtësi Nelson Semedo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here