Pedagogët dhe studentët e Shkencave të Natyrës kanë nisur një marshim proteste që nga mëngjesi i sotëm, për të kundërshtuar kalimin – nga Universiteti i Tiranës – të pronësisë së Kopshtit Botanik në Tiranë, për tek Bashkia e Tiranës. Universiteti ngulmon se Kopshti Botanik duhet të mbetet qendër kerkimore shkencore dhe mos të kthehet në park apo shesh ndërtimi nga Bashkia.
Marshimin e protestës e kanë ndaluar përpara Gjykatës së Apelit, e cila do të pranojë ose hedhë poshtë vendimin e qeverisë për këtë çështje pronësie.