Shpesh ndodh që në rrjetet sociale të gjesh copëza poezie, apo proze ku në to pasqyrohet realiteti shqiptarë. Vendi ynë ka probleme të shumta, e të shumtë janë ata që thonë se për këtë fajin e ka keqqeverisja, por a do të kishim këtë qeverisje nëse do ishim më të ndergjëgjshëm si qytetarë? A do të ishim në këtë gjendje nëse do të reagonim, do të protestonim për çdo padrejtësi që i bëhet vendit tonë? Në vendet demokratike qytetarët bëhen bashkë për një kauzë të caktuar dhe bëjnë thirrje për drejtësi sociale, e faktet kanë treguar se fuqia e protestave rrëzon qeveri, ndryshon sisteme, etj.
E kundërta ndodh në Shqipëri! Poezia e publikuar në rrjetet sociale e tregon këtë më së miri.
Poezia e publikuar në rrjetet sociale:
Heshtën mësuesit, tani u mungojnë nxënësit…
Heshtën profesorët, tani u mungojnë studentët…
Heshtën punëdhënësit, tani u mungojnë punëtorët…
Heshtën prindërit, tani u mungojnë fëmijët…
Heshtën partitë, tani u mungojnë votuesit…
Tani do të doni të flisni, por tani nuk ka kush të ju dëgjojë…