Ky dibran i dhuroi 15 mijë euro studentes që doli të “lypte” për nënën e sëmurë

0
115

Shqiptari nga Dibra e Madhe, Astrit Kërkuti, vendosi të dhuronte 15 mijë euro për nënën e sëmurë të një studenteje.

Në rrjetet sociale ai ka marrë falënderime pa fund, nga bashkatdhetarë të tij, të cilët e konsideruan vendimin një gjest human të një njeriu me zemër të madhe, jo vetëm solidar, për të cilët ka aq shumë nevojë shoqëria jonë.

Ndodh shpesh që jeta i vë njerëzit përballë sfidave nga më të vështirat.

Një vajzë, studente, përveç vështirësive për t’u arsimuar si gjithë të tjerët, është vënë përballë një sfide shumë edhe më të vështirë, pasi e ëma e saj e sëmurë kishte më shumë nevojë për ndihmë, noa.al.

Fatbardha kishte vendosur me nënën disa vite më parë që ajo të ndiqte rrugën shkollimit dhe ndonëse në vështirësi financiare, ishte një studente për t’u admiruar në mësime.

Por nëna e saj, Merjemja, u sëmurë dhe kishte nevojë për një operacion që të ngrihej sërish në këmbë, operacion që kushtonte rreth 15.000 mijë euro.

Fatbardha në pamundësi, pas studimeve vendosi të endej në rrugë dhe me lot ndër sy iu kërkonte njerëzve ndihmë për të shpëtuar nënën e saj 56 vjeçare.

“Për mamin unë do të bëja gjithçka. Prandaj kur erdhëm këtu në Tirane mora një vendim. Ka qenë një vendim i vështirë, sepse i trembesha gjykimit të njerëzve”, theksoi ajo.

Pasi mbaronte leksionet në universitet, Fatbardha vendosi të merrte nënën me karrocë dhe ecnin rrugëve, me shpresë se do të mblidhnin paratë për shërimin e saj. Në fund të ditës bashkoheshin tek dhoma e tyre e vetme që kanë me qera, ku vetëm qanin, nënë e bijë të dyja bashkë. Ndërkaq, studentja vendosi që të dalë në rrugë dhe të kërkojë ndihmë, si mundësia e vetme që kishte mbetur për të dalë nga kjo situatë e vështirë. Edhe pse e ndërgjegjshme se mund të mos ia dilte mbanë, madje ky veprim mund të paragjykohej nga të tjerët.

“Por pastaj thashë, jo, le të mendojnë ç’të duan. Nuk e shihja dot mamin në atë gjendje. Mora një karton dhe shkrova. Pastaj mora mamin në karroce dhe dolëm në rrugë për të kërkuar para, për protezën”, shprehet Fatbardha.

E pranishme në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, studentja 21-vjeçare pas tërë kësaj odiseje dramatike mori lajmin e madh, nga një shqiptar, i cili jeton dhe punon prej vitesh në SHBA.

Astrit Kërkuti nga Dibra e Madhe, pasi u njoh me situatën e vështirë që po përjetonin nënë e bijë, ka telefonuar dhe u ka thënë se do t’i paguajë ai 15 mijë euro për operacionin e së ëmës.

Dhe mjaftoi kjo telefonatë nga një shqiptar me zemër të madhe, për t’i dhënë zgjidhje nevojës urgjente që kishte nëna e vajzës studente për të kryer operacionin, si dhe për lehtësuar sadopak kaluarin e gjatë të vuajtjeve për këtë familje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here