Avokatja denoncim publik: Gratë ngacmohen seksualisht në punë, por mungesa e mbështetjes nga institucionet…

0
170

Gratë dhe vajzat kanë ngritur shqetësimin për ngacmime seksuale në vendet punës por mungesa e mbështetjes, qoftë nga institucionet shtetërore, apo edhe gjykatat ka bërë që këto raste të mbetën në hije. Të shumta janë viktimat që bien pre e një fenomeni të tillë, por mentaliteti i shoqërisë ka bërë që ato të bien viktimë dy herë.

Avokatja Denisa Daka, ka bërë një denoncim publik se si vajzat dhe gratë ngacmohen seksualisht në vendet e punës dhe fatkeqësisht shoqëria, por edhe instancat shtetërore jo vetëm që nuk i mbështesin por heshtin duke i detyruar viktimat që të tërheqin akuzat e ngritura.

Të dhënat e anketës së fundit për dhunën ndaj grave në Shqipëri të udhëhequr nga OSBE tregojnë se 34% e grave kanë përjetuar të paktën një formë të ngacmimit seksual që kur ato ishin 15-vjeç. 17 për qind e grave kanë raportuar se kanë përjetuar një ngacmim seksual serioz në 12 muaj para zhvillimit të sondazhit. Por pavarësisht këtyre të dhënave, asnjë rast i denoncuar nuk ka shkuar deri në fund të procesit gjyqësor. Cilat janë arsyet sipas avokates që gratë dhe vajzat heqin dorë?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here