Bëri thirrje për luftë mbi varrin e të birit, mbërrin në Gjirokastër dosja e Vasilia Kacifas

0
124

Kanë mbërritur në Prokurorinë e Gjirokastrës materialet hetimore në ngarkim të nënës së nacionalistit grek, Kostandinos Kacifa, i cili u vra më 28 tetor të vitit të kaluar pasi hapi zjarr mbi Policinë shqiptare.

Materialet për Vasilia Kacifa, që akuzohet për nxitje të dhunës dhe urrejtjes, u referuan nga sektori i Luftës kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit, Tiranë. Akuzat ndaj saj u ngritën pas thirrjeve për luftë mbi varrin e të birit, në ceremoninë e 1-vjetorit të vdekjes së tij.

“Trimi im, jemi grekë, autoktonë, në këtë tokë jemi grek autoktonë, jemi ortodoksë, asnjëri nuk mund të prekë krishterimin tonë dhe kombin tonë. Jemi grekë. Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë në Kakavijë? Se janë tradhtarë.

Çohuni trima, rrëmbeni tokën, jemi grekë autoktonë. Vorio-epiri është tokë greke, nuk na ndalon asgjë. Ju të gjithë të rinjtë, çohuni rrëmbeni shpatat dhe armët, mos kini frikë asgjë, se këta po na frikësojnë.

Këtu ka diktaturë nuk ka shtet, rrëmbeni bombat, rrëmbeni pushkët thyejuni turinjtë, vritini! Rroftë bashkimi. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im.”- tha ndër të tjera Vasilia Kacifas tha mbi varrin e të birit.

Hetimet në llogari të saj do të kryhen nga Prokuroria e Gjirokastrës.

Vrasja e Kacifas:

Në prag të zhvillimit të përvitshëm të festës së Greqisë më 28 tetor 2018, të shtëna me armë tronditën zonën. Shërbimet e Policisë, të stacionuara në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës, identifikuan se personi që kishte qëlluar ishte Kacifa, i cili hapi zjarr ndaj efektivë sapo pa që po afroheshin në drejtim të tij.

Policia rrethoi zonën ku përsëri Kacifas ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve që po e ndiqnin. 35-vjeçari u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër, shkoi dhe një helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale të RENEA-s nga Tirana, që bënë të mundur edhe lokalizimin e autorit, që pasi nuk iu përgjigj thirrjes për t’u dorëzuar, mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here