Vetë etiketohet si “shtriga”, Iris Luarasi jep emrin e pedagogut që ”e tmerronte” kur ishte studente

0
136

Iris Luarasi ishte mbrëmë e ftuar në emisionin e Jonida Shehut, për të sqaruar deklaratën e saj që ka ngelur 4 ish-studentët e saj që sot janë të famshëm, mes tyre dhe vetë moderatoren e emisionit.

Gjatë intervistës Irisi është pyetur se kë profesor ka patur frikë kur ka qenë studente, dhe nuk ka nguruar që të tregojë se ai ishte Rami Memushaj.

“Edhe unë kam pasur pedagogë që kanë qenë absolutisht tmerri im. Ka qenë profesori që na jepte ‘Hyrje në Gjuhësi’, Rami Memushaj, i cili më vuri 9-të.

Për mua 9-ta ishte ngelëse dhe kaluar ngelëses se isha e fiksuar që unë duhet t’i merrja të gjitha 10-ta.

Ti nuk mund ta imagjinosh dot se si unë shikoja ëndrra me profesor Rami Memushaj, por ai ka qenë një nga njerëzit që e kam respektuar shumë sepse prej tij unë mendoj se kam një gjuhë shqipe shumë të mirë”, është shprehur Iris Luarasi.

Ndërkohë që lidhur me deklaratën e saj për katër ngelësat, Luarasi kërkoi ndjesë, dhe la të kuptohej se përgjigja e saj në emisionin e Luana Vjollcës kishte qenë spontane.

“Ka raste që edhe ne pedagogët themi gjëra jo të mençura, u kam marë në telefon të katërtve dhe u kam kërkuar falje”, sqaroi Irisi Jonida Shehun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here