“Atentat i mirëorganizuar”, detaje të reja/ Kush e donte të vdekur Prokurorin Ndoja?

0
163

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës, ku paraprakisht mendohet se shenjestër e tij ka qenë prokurori Arjan Ndoja. Mësohet se kanë mbetur të plagosur 3 persona, mes tyre edhe Landi Muharremi, i njohur si i “forti” i Shijakut.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detajet e para lidhur me ngjarjen, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Gazetarja shprehet po hetohet pista për çështjen se ngjarja ka lidhje për shkak të detyrës së prokurori

 “Po hetohet për çështjen se ngjarja ka lidhje për shkak të detyrës së prokurorit. Nga hetimet e deritanishme flitet për një atentat, makina e prokurorit është qëlluar me armë zjarri. Dyshohet se bëhet fjalë për një personazh problematik rreth zonës së Sukthit, policia është bënë në ndjekje të tij. Ka qenë një anëtar i mirëorgainzuar. Ndoji më herët ka bërë detyrën e avokatit dhe ka mbrojtur emra të njohur të krimit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here