Ishin pesëqind dhi që bënë që zjarri i rënë së fundmi në Kaliforni të mos përfshinte nga flakët dhe biblotekën presidenciale të ish presidentit Ronald Reagani.
Në fillim të këtij viti kjo biblotekë ka ‘punësuar’ këto kafshë për të ndihmuar në pastrimin e 13 hektarësh nga bimët, të cilat rrezikonin të ndizeshin nga zjarri.
Fatmirësusht shtegu i pastruar nga dhitë ndihmoi në parandalimin e këtij inicdenti.
Dhitë i përkasin një kompanie të krijuar nëntorin e kaluar dhe fiton rreth 1000 dollarë për çdo hektar, ndërsa i zoti i tyre deklaroi para mediave se po mendon të dyfishojë numrin e dhive për të përballuar fluksin e kërkesave.
’ Të gjithë flakët janë zhdukur gjithçka që shohim janë kodra të djegura. Ndihemi se e keqja ka mbaruar dhe bibloteka e Reaganit është e sigurtë’ është shprehur drejtuesja e kësaj bibloteke për Reuters.