Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në Itali dhe konferencën e përbashkët me Gussiepe Conte.
Sipas Shehut, Conte ishte në një linjë me Bundestagun gjerman, ndërsa Rama në këtë takim zgjodhi të bëj shurdhin.
“Kryeministri Conte ne konferencën e përbashkët për shtyp përcakton Shqipërinë nen “një krize të thellë e të zgjatur politike e institucionale”, duke i thëne kështu të gjitha, që nga “Kuvendi” anti-kushtetues, te shkatërrimi i pushtetit lokal si pasoje e farsës zgjedhore te 30 Qershorit, te mungesa e gjykatave kryesore, institucioneve te tjera e deri te problemet e mëdha politike te vendit qe te gjitha bashke kane dhëne një deformim të thellë të demokracisë.
Nën një shqetësim te thelle te tij dhe te Italisë mike për këto si dhe për krimin, trafiqet etj, ai i kujton maxhorances përgjegjësitë e i kërkon te ndërmarre hapat për zgjidhjen e kësaj krize, duke evokuar qartësisht faktin se kjo mund te zgjidhet vetëm me opozitën, dhe si te tille ai pa dyshim definon atë me te cilën “dialogoi” ne Tirane nëpërmjet takimit me Z.Basha.
Rama, qe ishte vetëm dy metra larg Contes nuk “degjon” asgjë, ai vazhdoi te flase për “sukseset” e Rilindjes dhe akoma me keq provokoi Kryeministrin italian kur ju pergjigj se “reforma zgjedhore do te realizohet ne Kuvend”, pra me veht vehten!!!
Por ai harroi një thënie te vjeter, “zullumi këputet duke u trashur”, dhe ne fakt ai tashme është “trashur se tepërmi”, tha Shehu.