Ja çfarë thotë ish-ministri Manjani për Agim Kajmakun…

0
123

Reagime të shumta pas shkarkimit nga KQZ të kreut të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku të dalë nga votimet e 30 qershorit.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se PD e meriton dhe një përgëzim publik që denoncoi me fakte dhe me insistim Kajmakun duke dhënë një provë tjetër sipas tij, se në çfarë kontigjence mbështetet Rilindja.

Manjani më tej ironizon dhe deklaratat për kreun e PD, Lulzim Basha.

“E meriton dhe një përgëzim publik Partia Demokratike e Shqipërisë, që denoncoi me fakte dhe me insistim Kajmakun Rilindas.

Shkelësin e radhës të ligjit të Dekriminalizimit dhe të ligjit zgjedhor. Prova tjetër se në çfarë kontigjence mbështetet Rilindja.

Ja pra ky Luli i ‘Sorosit’ dhe ‘zgjatimi i pushtetit të Ramës’ po e zbërthen me prova pushtetin e kalbur që qeveris. E meriton një respekt, besoj unë! BRAVO PARTIA DEMOKRATIKE!”, shkruan Manjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here