‘Ja plas’ ish-ministrja e Jashtme: Unë kam refuzuar të punoj me Edi Ramën, duhet të largohet nga kryesimi i socialistëve

0
188

Ish ministrja e Jashme, Arta Dade, është shprehur hapur se nuk ka në plan të rikthehet, sidomos me Ramën si lider të PS-së. E ftuar në studion e emisionit “Provokacia”, ndërsa fliste për kuotat gjinore brenda partisë, Dade  ka ritheksuar edhe njëherë se refuzon të punojë me kryeministrin Rama dhe se ai duhet të largohet nga kryesimi i socialistëve.

“Nuk mund t’i atashohet çdo gjë sistemit sepse nuk është vetëm faji i sistemit. Ai sistem i krijon elektoratit një mendje të hapur për të votuar. Po ashtu, ai sistem pengon abuzivizmin.

Ne kemi dalë për deputet nga listat e partisë, ka pasur disa emra dhe nuk kemi hasur probleme.

Unë kam fituar 4 herë jo për shkak të kuatave, por jam zgjedhur direkt. Mirëpo, kjo do pjekuri politike dhe lider me mendje të hapur në parti, për të mos u zgjedhur të preferuarat e kryetarit.

Unë mendoj se sot është thelluar autoritarizmi i liderit brenda partive dhe ka rënë demokracia.

Me këtë lider partie, jo! Unë kam refuzuar të punoj me Edi Ramën që herët. Kam menduar që Edi Rama duhej të ikte dhe vetë Partia Socialiste ta zgjidhte mungesën duke kombinuar një ekip me vlera qoftë edhe të rinj me përvojë në politikë për të drejtuar”, ka thënë Dade.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here