“Këtu kërcet kallashi dhe ti na bën reklamë motoçikletat, le nam o idiot”, komentuesit ‘degjenerojnë Ramën…

Në një kohë kur të gjithë prisnin një reagim të tijin për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, kreu i qeverisë Edi Rama është shfaqur live në një event ku promovohen makinat retro.

Nuk ka bërë asnjë twitter, asnjë postim rutinë, me premtimin se ngjarja do të zbardhet, ama ka vendosur një makineri të gjithë të rojeve online, për të fshirë komentet e ndjekësve në profilin e tij në Facebook.

Mbi 70 komente janë lëshuar në profilin e Ramë në videon live, ndërsa në momentin që e kemi vëzhguar shihet sesi në faqen e kryeministrit shfaqen vetëm 4 orej tyre, pasi të tjerat janë fshirë.

“Këtu kërcet kallashi dhe ti na bën reklamë motoçikletat, le nam o idiot”, janë disa nga komentet e ndjekësve në profilin e Ramës.

Pak ditë më parë, prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, që çoi në burg drejtorin socialist të Kadastrës, do të sulmohej direkt nga Edi Rama dhe Erion Braçe si i lidhur me krimin.

Kur ende nuk ishte shuar zhurma e krijuar nga këto sulme, ndaj Ndojës u ndërmor sot ky atentat i tipi mafioz. Të paktën për këto ngjarje në dukje shkak pasojë, kreu i qeverisë do ti detyrohej një shpjegim qytetarëve të tij.

“Këtu kërcet kallashi dhe ti na bën reklamë motoçikletat, le nam o idiot”, komentuesit ‘degjenerojnë Ramën…

Mjeku jep detaje: I ‘tmerrshmi’ i Sukthit

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko