Mjeku i Urgjencës së Spitalit të Durrësit, Arjan Tivari ka folur lidhur me gjendjen e tre personave të plagosur në atentatin e ndodhur pasditen e sotme në Shkozet.
Sipas mjekut, prokurori Arjan Ndoja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Aleksandër Laho i njohur si “i tmerrshmi” i Sukthit është ende në sallën e operacionit.
“Prokurori Arjan Ndoja është jashtë rrezikut për jetën. Ka njëfrakuturë në klavikul dhe ndodhet në sallën e reaminacionit. Një i plagosur (Andi Maloku) është nisur drejt Tiranës, tjetri është në sallën e operacionit. Ka dëmtim të nofullës, kirugët po punojën me të,”-tha Tivari.
Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit.
Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç bashkë me Aleksandër Lahon, që ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.