Spali u mund nga Milani mbrëmjen e djeshme, por paraqitjen më të mirë e bëri Etrit Berisha.
Në notat pas ndeshjes nga “tuttomercatoweb”, Berisha merr vlerësimin më të lartë, notën 6.5, ndërkohë që vlerësohet si lojtari më i mirë në fushë për ekipin e tij.
Lojtari me paraqitjen më pozitive në fushë për ekipin e tij, edhe pse Milani nuk bën një paraqitje fantastike. Në disa raste, ai bën pritje deçizive, ndërkohë që i pret një rast të pastër Paquetës që i vinte përballë”, shkruhet në komentin për Berishën.