Përralla e pensioneve në Itali, për të shmangur skandalin e sigurimeve të papaguara në Shqipëri

0
126
Nga Dritan Kaba 

Gënjeshtra dhe mashtrimi i rradhës i kryeministrit Rama është premtimi për pensionet e shqiptarëve, që jetojnë në Itali. Qeveria e Rilindjes nuk po paguan sigurimet e të punësuarve të saj, kërkon nga Italia t’i njohë vitet e punës në Shqipëri, emigrantëve shqiptarë!

Fasadeë dhe mashtrim! Ngopje me lugë të zbrazët.

Janë 1107 institucione shtetërore, që i kanë borxh punonjësve shqiptarë mbi 110 milionë euro për sigurimet shoqërore. Ky borxh është krijuar vetëm në 5 vitet e fundit, ku Kryeministër i qeverisë është Edi Rama..

Të kërkosh që taksapaguesit italianë të paguajnë për pensionet e të tjerëve, ndërkohë që nuk ia paguan shteti yt, është hipokrizia më e madhe. Edi Rama i kërkon taksapaguesve italianë të paguajnë edhe për llogari të viteve të punës të paguara në Shqipëri.

Kjo do të thotë që të ndryshohet i gjithe kuadrin ligjor italian, që ka kaluar mes debatesh të mëdha në Parlamentin italian, edhe është ndryshuar sërish mes debateve të medha politike, në disa pjese të tij vetem para një viti.

Ndryshimi i bërë, quhet “Kuota 100”. Ky emërtim do të thotë që vitet e punës së bashku me moshën kur arrijnë në shifrën 100, qytetarit i lind e drejta të dalë në pension edhe pa mbushur moshën e përcaktuar në ligj, që është 67 vjeç.

Diskutim sa absurd, aq edhe për t’i hedhur hi syve shqiptarëve, duke ditur që ligji “Fornero” as nuk e cek këtë gjë.

Ligji “Fornero”, kështu është emërtuar ligji i pensioneve në Itali, mezi i jep pension italianëve, jo më shqiptarëve! Këtë ligj ka kopjuar edhe Erion Veliaj, me ligjin e pensioneve që bëri kur ishte ministër, i cili i detyron shqiptarët të dalin në pension, vetëm pasi kanë “vdekur”, pra në moshen 67 vjeç, për çdo kategori pune.

Kjo kërkesë është propagandë për të shmangur skandalin e mospagimit të sigurimeve nga qeveri Rama. Nuk do shumë mend të mendosh që kjo kërkesë është e parealizueshme për çdo qeveri, jo vetëm për Italinë, por edhe për Gjermaninë duke ditur numrin e madh të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në këto vende, për Greqinë as që mendohet kjo gjë.

Janë mbi 400 mijë shqiptarë që do futeshin në skemën e pensioneve italianë dhe kjo do të rëndonte në mënyrë të pallogritshme skemën e pensioneve në Itali duke e çuar drejt kolapsit. Asnjë qeveri e përgjegjshme nuk do e pranonte me shumë të drejtë.

Edi Rama dhe qeveria e tij, të heqë dorë nga propaganda dhe të paguajë sigurimet e shqiptarëve të punësuar në institucionet shtetërore, pastaj të kërkojë nga Italia njohjen e viteve të punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here