Basha mesazh Çanit: Paske rënë në llumin e gënjeshtrave të qeverisë…

0
131

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar gazetari Baton Haxhiu përballë Arjan Çurit për të diskutuar për aktualitetin politik në vend. Një prej pyetjeve të shtruara në emision ishte dhe tema e diskutuar e kësaj jave, se Lulzim Basha ka marrë me qira një vilë tek Gon Papuli. Pasi kjo temë u diskutua në studio me Baton Haxhiun dhe Arjan Çurin,

Çanit i ka ardhur një mesazh nga Lulzim Basha. “Çani nuk po të ndjek, por më thanë që paske rënë në llumin e gënjeshtrave të qeverisë. Banesa nuk është e Papulit, nuk kam lidhje me të dhe as me ndonjë oligark tjetër. Përkundrazi do të vazhdoj luftën tim kundër time tyre. Ti si gazetar e kishe të lehtë ta verifikoje para se të bëheshe pjesë e gënjeshtrës kundër meje dhe familjes time”, ka qenë mesazhi që Basha i ka dërguar Çanit në celular. “Ftesën e ke, më thuaj që nga java tjetër, je i mirëpritur nëse s’ikën jashtë me punët që ke jashtë” i ka thëné Çani i cili me ironinë që e karakterizon ka vazhduar: Vëlla, të lutem hajde në studio ta sqaroj tamam si ishte puna e vilës, për mua ti më njeh personalisht nuk kam asnjë kompleks të tillë. Bile je vonë, duhet të kishe jetuar shumë më përpara në vilë dhe jo nëpër apartamente, sidomos në katin e 8 me këto tërmete që vijnë vërdallë. Ajo që hapa në emision është në fakt një habi e një publiku shumë të madh, ka gjithë javën që njerëzit pyesin po çne Luli tek Gon Papuli… Sepse Gon Papuli ishte në një nga listat e tua ku t’i akuzoje Ramën për oligarkë etj… S’ishte kritikë kundër teje. Unë nuk kam asgjë kundër vilave, sa më shumë të jetoni mirë ju, aq më mirë është për vendin se më pak korruptoheni. Ishte thjesht një habi që njerëzit ta kuptojnë pse tek njeriu që ti ke akuzuar, pse tek ajo rezidencë… Ti je miku im i vjetër dhe unë nuk të lëshoj çfarëdo që të më thuash”, i ka thënë Çani Bashës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here