Kush e urdhëroi vrasjen e prokurorit Ndoja, pas nisjes së luftës për Kepin e Rodonit?!

0
147

Nga Sali Berisha

Edvin Mafia nuk e kishte gishtin në shtjekzën e kallashit që qëlloi prokurorin, por ai kishte syrin në shënjestrën e tij!

Dje mbasdite në Durrës ndodhi njëri nga atentatet mafioze më të organizuar, vetëkuptohet me ndihmën direkt të narko-policisë, në historinë e krimit dhe mafies së vendit.

Dje mafia qeveritare goditi me breshëri prokurorin Arjan Ndoja dhe bashkëpunëtorin e tij, famozin Rrumi – votëmbledhësin kryesor të parisë së krimit dhe krahun e Avdylëve në zonën e Sukthit.

Prokurori Ndoja, i cili ndër të tjera akuzohet se menaxhon edhe paratë e pista të ndrikull Ina Ramës, ishte në këto vite i mbrojturi dhe favoriti tejet e çmuar i Edvin Mafisë dhe Gjushit të tij.

Ai është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga qytetari dixhital, për afera kriminale mafioze.

Ai kishte shpëtuar pa asnjë pasojë, si për rrahjen shtazore të biznesmenit të Omniks nga banda e tij, ashtu dhe për rrahjen e avokatit Ilia.(Rrahësi në kërkim i këtij të fundit, shoqëronte narko-ministrat e Edvin Mafisë në aktivitete publike).

Por siç ndodh rëndom me klanet mafioze, që për shkak të shkeljes së interesave i hanë kokën, pra i kthejnë pushkën njëri tjetrit, ndodhi edhe kësaj here.
Kështu, klani i mafies shtetërore të prokurorit Ndoja u përball me klanin mafioz direkt të padronit të tij, Edvin Mafisë për Kepin e Rodonit.

Kjo aferë mafioze zhveshi rrufeshëm nga çdo cipë, petk apo përgjegjësi zyrtare kreun e Meduzës dhe ai u vërsul me tërbim dhe kërcëllitje dhëmbësh si kurrë ndonjë herë më parë në narko-parlament, kundër prokurorit Arjan Ndoja, duke e paralajmëruar se do të ketë edhe masa ekstreme, dhe si e tillë vetëkuptohet do të ishte eliminimi i tij fizik.

Kjo ishte një dëshmi, se për Edvin Mafinë në shënjestër të bandës së Kepit të Rodonit, duhet me urgjencë pa humbur kohë të ishte Arjan Ndoja për t’i dhënë ekstremin e vendosur nga krye kreu i Meduzës.

Për të dëshmuar para bandës së tij, se ai kishte ndëshkuar me ekstremen prokurorin Ndoja, Edvin Mafia dërgoi Erjon Pluhurin, në një rast që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi, që kur është themeluar shteti shqiptar, në sallën e gjyqit për t’i zhveshur dhëmbët e narko-qeverisë prokurorit Ndoja dhe konfirmuar publikisht dhe një herë, se për të mbrojtur interesat e klanit qeveritar të mafies së Kepit të Rodonit nuk do të respektohej asnjë normë, asnjë ligj dhe se vendimi për ndëshkimin ekstrem të tij, ishte i paapelueshëm dhe përfundimtar.

Kështu që si përfundim mund të thuhet se Edvin Mafia nuk është dorësi i atentatit ndaj prokurorit Ndoja, gishti i tij nuk ishte në shtjekzën e kallashit që derdhi dje breshëritë mbi të dhe Rrumin e partisë.

Por Edvin Mafia ishte vendimmarrësi i vetëm suprem i masës ekstreme, pra i eliminimit të prokurorit, ishte hjekësi dhe syri në shënjestër i kallashit që shkrehu dje breshëritë, vrasësi i bandës së Kepit të Rodonit të Edvin Mafisë, mbi prokurorin Ndoja dhe Rrumin e partisë së krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here