Rrezik për përmbytje! Ja qarqet ku priten reshje të dendura gjatë fundjavës…

0
174

Sot pasdite (e shtunë) dhe nesër (e diel) priten reshje shumë intensive në qarkun Shkodër dhe Kukës, parashikon Instituti i Gjoshkencave. Këto dy qarqe rrezikohen më së shumti nga përmbytjet.

Në qarkun Vlorë ato priten mesatare, ndërsa në qarqet e tjera në përgjithësi të dobëta Intensiteti i reshjeve në Veri do të vijë duke u rritur dhe ato do të të shoqërohen edhe me shtëngata.

TEMPERATURAT
Nesër  temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C
në vendet e ulëta: 15 / 24 °C
në vendet malore: 9 / 15 °C

ERA
Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndersa nesër ajo do te fryje mesatare deri e forte, sidomos në bregdet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here