“Ajo çfarë ka ndodhur brenda grupit demokrat mendoj ishte një problem që mund të ishte evituar shumë kollaj, sepse nuk është e nevojshme që ne të kemi këshu përballjesh. Mendoj se jemi një grup që kemi një kauzë të përbashkët dhe mundohemi të bashkërendojmë të gjitha objektivat tonë edhe me grupet e tjera parlamentare në opozitë. Ishte një gjë që mund të shmangej, por gjithësesi ajo u nda me publikun dhe ne u munduam ta zgjidhim sa më drejt për të gjithë. Shumë natyrshëm deputetë të tjerë shprehën dëshirën për t’ju bashkuar grupit demokrat dhe kjo tregon se jemi një grup që kemi goxha mbështetje dhe një grup që po forcohet akoma më shumë. Ky konflikt mendoj se është sheshuar tani dhe ne do vijojmë punën tonë me të gjitha gjërat që kemi marrë përsipër brenda Kuvendit.” – tha Hajdari.
Duke komentuar zërat, për debate mes grupit në mbledhjen e zvhilluar për reformën zgjedhore, Hajdari tha se për këtë cështje është e vetmja që të gjithë brenda grupit demokrat janë dakord me njëri tjetrin dhe nuk ka asnjë debat.
“Nuk ka debate mbi këtë temë. Jemi shumë të vendosur të kemi dy procese paralele, pra të kemi propozimet konkrete për ndryshimin e sistemit dhe të shqyrtojmë me detaje e të shikojmë cfarë propozimesh na kanë dhënë ekspertët për implementimin e rekomandimeve te OSBE/ODIHR. Drafti i parë ishte një draft paraprak dhe i pjesshëm dhe mbi këtë draft ne diskutuam këto pika, por nuk kishte debat mbi këtë gjë, sepse ne jemi goxha të hapur sa i përket rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Këto rekomandime kanë ardhur ndër vite.”- vijoi më tej Hajdari.
Duke folur për marrëdhëniet brenda deputetëve në grupin demokrat, Hajdari thotë se kanë sheshuar debatet mes tyre, dhe se zgjedhja e saj në kryesimin e grupit nuk ka qenë kërkesë e saj.
“Kemi një raport normal, por nuk kam pse të fsheh faktin që kemi patur debate me njëri tjetrin, janë gjëra krejt normale. E kam thënë edhe në një konferencë për shtyp. Jemi një grup që kemi ardhur nga një listë që pak a shumë kemi dalë kundër frymës së partisë sonë edhe kjo tregon që kemi karakter të fortë. Por mendoj se deputetët që janë në Kuvend të grupit demokrat më kanë zgjedhur që t’i përfaqësoj që prej fillimit. Ata shprehën vetë dëshirën e tyre për të më caktuar si kryetare të grupit parlamentar. Ishte dëshira e tyre dhe unë në asnjë moment nuk e shpreha një ambicie të tillë. Dhe gjatë kësaj periudhe patjetër që kam patur ngarkesë etj. Por nga ana tjetër jam munduar t’i takoj dhe t’i përfaqësoj ashtu sic ata kanë patur nevojë dhe sic ata e meritojnë.
Sa i takon marrëdhënies e saj me Korab Litën, Hajdari tha se mes tyre ka komunikim dhe se ka sheshuar debatet me të.
“Patjetër që kemi komunikim, por unë nuk mund të parashikoj se cfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Unë mund të them nga ana ime që nga ana ime nuk do të ketë absolutisht asnjë lloj debati.” theksoi Hajdari.