Shpërthim i fuqishëm në treg, humbin jetën 13 persona, plagosen 20 të tjerë…

0
137

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një treg në qytetin Tel Abyad në Siri, ku deri më tani raportohen 13 persona të vdekur dhe 20 të tjerë të plagosur.

Sulmi me autobombë ndodhi në tregun e një qyteti të kontrolluar nga militantë sirianë kurdë të YPG

Mësohet se territori që shtrihet përgjatë 120 kilometrave nga qyteti Tel Abyad deri në Ras al Ain ndodhet aktualisht nën kontrollin e ushtrisë turke, sipas marrëveshjes midis Ankarasë dhe Moskës të arritur në Soçi, më 22 tetor.

Humbjet e jetëve u raportuan nga Observatiori Sirian për të Drejtat e Njeriut. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here